Pikat kryesore
- Video me sharje dhe kërcënime në TikTok, Armando Kumaraku: Ish-gruaja organizoi njerëz për të ofenduar, Tasha mori zjarr!
- Kumaraku tha se aktiviteti i tij viral në TikTok dhe përfshirja e ish-bashkëshortes së tij kishin krijuar situata të tensionuara.
Video me sharje dhe kërcënime në TikTok, Armando Kumaraku: Ish-gruaja organizoi njerëz për të ofenduar, Tasha mori zjarr! Armando Kumaraku, personazhi i njohur i TikTok, i cili u arrestua së bashku me të ëmën, Natashën, për shfrytëzimin e fëmijës 9-vjeçar në rrjetin social TikTok, ka folur për herë të parë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24. Kumaraku tha se aktiviteti i tij viral në TikTok dhe përfshirja e ish-bashkëshortes së tij kishin krijuar situata të tensionuara. “Këtë e kisha sekret nga Tasha, por tani po e merr vesh. Ato sharjet dhe ofendimet kanë qenë të organizuara nga persona nga ish-bashkëshortja ime për të nxisur Natashën, dhe ne e dimë që ajo merr zjarr direkt dhe filloi të shante.” Ai theksoi gjithashtu se fëmija 9-vjeçar nuk kishte vepruar me qëllim negativ: “Fëmija vjen nga dhoma tjetër dhe nxjerr kokën te Live i gjyshes dhe shan si gjithë fëmijët. Edukimi i fëmijës është pasqyra e nënës.” loading…