Pikat kryesore
- Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat fillojnë të duken më të vërteta se vetë realiteti.
- “Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja!” nuk është thjesht një metaforë, por fakt.
- Dhe, aktualisht në Shqipëri, fakti po refuzohet me kokëfortësi.
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat fillojnë të duken më të vërteta se vetë realiteti. “Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja!” nuk është thjesht një metaforë, por fakt. Qoftë edhe kur bëhet fjalë për “kilometrin e fundit”! Dhe, aktualisht në Shqipëri, fakti po refuzohet me kokëfortësi. “Kilometri i fundit” i kujt? I një gare që nuk ka nisur kurrë? Apo i një rruge që është bërë vetëm për t’u kthyer mbrapsht? Këtu nuk kemi më të bëjmë me finish, por me një marshim të pafund në vendnumëro.