Pikat kryesore
- Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, që po i tregonte kryeministrit strukturat, u shpreh se pritet që punimet të përfundojnë “ brenda shtatorit të vitit të ardhshëm” .
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të mërkurë, më 24 dhjetor, qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” , ku po vijon puna për Pediatrinë Infektive, e cila do të ndërtohet nga e para, për një shërbim më cilësor për pacientët, së bashku me parkimin e ri multifunksional me 1 mijë e 400 vende, si edhe me shërbime të tjera, si salla konferencash apo hapësira trajnimi për mjekët. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, që po i tregonte kryeministrit strukturat, u shpreh se pritet që punimet të përfundojnë “ brenda shtatorit të vitit të ardhshëm” .