Mateo në nominim, Brikena i bën presion produksionit Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në

Mateo në nominim, Brikena i bën presion produksionit Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në

Gjatë spektaklit të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, lideri i javës mori një nga avantazhet më të forta në lojë. Rogerti, i cili mban këtë status, vendosi të dërgojë drejtpërdrejt në nominim Stenaldo dhe Mateo.

Vendimi i tij ka shkaktuar reagime të menjëhershme brenda shtëpisë, veçanërisht nga Brikena, e cila nuk e ka fshehur pakënaqësinë. Pas përfundimit të “Prime”, ajo ka reaguar hapur kundër këtij nominimi, duke bërë një deklaratë të fortë që u interpretua nga publiku si presion ndaj produksionit.

Duke treguar besim të plotë te qëndrimi i Mateo në lojë, ajo u shpreh:

“Mateo nuk ka shanse me dalë, kurrë. Dal dhe unë bashkë me Mateon nëse del ai.”

Kjo deklaratë ka shtuar edhe më shumë tensionin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke qenë se marrëdhënia mes Mateo dhe Brikena vazhdon të mbetet një nga dinamikat më të forta dhe më të diskutuara të këtij sezoni.

Lini një Përgjigje