Pikat kryesore
- Policia ka goditur një call center në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Fasada”.
- Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center.
- Në flagrancë u kapën dy administratorët, si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.
Policia ka goditur një call center në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Fasada”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center. Në flagrancë u kapën dy administratorët, si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive. Apartamenti ishte marrë me qira nga dy administratorët, të cilët u arrestuan. Ndërkaq, 12 operatorët u proceduan penalisht. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 DVR. Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! SPAK operacion me autoritetet franceze kundër Call Center/ Dëmi 1 milion euro, një shqiptar i arrestuar Goditja e call center në Tiranë/ AMP ndalon efektivin me urdhër të SPAK, dyshohet si i përfshirë SPAK tjetër operacion për goditjen e call center në Tiranë