Pikat kryesore
- Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u mikprit nga homologu i tij, Guido Crosseto.
- Përgjatë takimit, të dyja palët ri-konfirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
- Të dy ministrat nënvizuan se Shqipëria dhe Italia po intensifikojnë bashkëpunimin e tyre strategjik në fushën e mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u mikprit nga homologu i tij, Guido Crosseto. Përgjatë takimit, të dyja palët ri-konfirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Të dy ministrat nënvizuan se Shqipëria dhe Italia po intensifikojnë bashkëpunimin e tyre strategjik në fushën e mbrojtjes. Ky hap pason marrëveshjen e nënshkruar mes shoqërisë shtetërore “KAYO” dhe kompanisë së mirënjohur italiane “FINCANTIERI” për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake, një bashkëpunim që pritet të sjellë një ndikim të rëndësishëm në modernizimin e kapaciteteve detare të Forcave tona Armatosura dhe në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Shqipëri. Pjesë e bisedimeve ishte edhe forcimi i rolit të Shqipërisë brenda Aleancës, veçanërisht në kuadër të Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm dhe ku përgatitjet kanë nisur me krijimin e Task-Forcës dhe Skuadrës Kombëtare të Organizimit të Samitit.