Maqedonci: FSK-në gatishmëri për ndërhyrje pas vërshimeve në Kosovë

Maqedonci: FSK-në gatishmëri për ndërhyrje pas vërshimeve në Kosovë

Pikat kryesore

  • Ai ka theksuar se angazhimi i njësive të FSK-së bëhet në bazë të kërkesave zyrtare nga komunat përmes mekanizmave institucionalë.
  • Ministri në detyrë i Mbrojtjes ka siguruar se institucionet e sigurisë janë në koordinim të vazhdueshëm dhe të gatshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e krijuar nga vërshimet në Kosovë, duke bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është vënë në gjendje gatishmërie për të intervenuar aty ku ka nevojë. Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Maqedonci tha se që në ditën e djeshme institucionet janë informuar për reshjet e shiut dhe rritjen e nivelit të lumenjve, të cilat kanë shkaktuar përmbytje fillimisht në pjesën perëndimore të vendit, e më pas edhe në pjesën lindore të Kosovës. “Sapo jemi informuar për reshjet e shiut dhe rritjen e nivelit të lumenjve, që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, komandanti i FSK-së, pas vlerësimeve nga Shtabi i Përgjithshëm dhe strukturat e sigurisë, ka ngritur gjendjen e gatishmërisë me njësi të specializuara për këto raste, të cilat janë të përgatitura për të intervenuar”, ka deklaruar Maqedonci. Ai ka theksuar se angazhimi i njësive të FSK-së bëhet në bazë të kërkesave zyrtare nga komunat përmes mekanizmave institucionalë. “Një gjë e rëndësishme është se ne i angazhojmë njësitë e Ushtrisë së Kosovës atëherë kur komunat paraqesin kërkesat përkatëse në Qendrën e Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, ku bëhet vlerësimi se ku është më e nevojshme ndërhyrja”, ka shtuar ai. Ministri në detyrë i Mbrojtjes ka siguruar se institucionet e sigurisë janë në koordinim të vazhdueshëm dhe të gatshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 23:52 Nga besnikja e Maduros te figura kyçe e tranzicionit: Kush është Delcy Rodriguez 01/07/2026 23:43 Raphinha: Jemi gati për këdo që vjen në finale 01/07/2026 23:39 Evakuohet një familje 4 anëtarëshe në Kodrën e Trimave

Lini një Përgjigje