Mandateve Oborri: Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të…

Mandateve Oborri: Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të…

Pikat kryesore

  • Oborri pas kangjellave të SPAK është kthyer prej kohësh në një vend kult i kalimit në radhë i të gjithë personazheve që hyjnë e dalin nga ajo portë.
  • E cila e bërë me hekura paralele nga lart poshtë, krijon një efekt viziv për imazh që të japë metaforëvn e duhur si për institucionin.
  • Personazhet që hyjnë e dalin nga aty, natyrisht janë VIP, ngaqë Prokuroria Speciale merret ekskluzivisht me ta.

Oborri pas kangjellave të SPAK është kthyer prej kohësh në një vend kult i kalimit në radhë i të gjithë personazheve që hyjnë e dalin nga ajo portë. E cila e bërë me hekura paralele nga lart poshtë, krijon një efekt viziv për imazh që të japë metaforëvn e duhur si për institucionin. Personazhet që hyjnë e dalin nga aty, natyrisht janë VIP, ngaqë Prokuroria Speciale merret ekskluzivisht me ta. Rrëfimi mbi këtë mesele ku fytyrat e tyre ose nxijnë si re të mbushura me shi, ose qeshin e bëjnë gallatë nga marazi. Revolucioni më i madh që ka ndodhur në Shqipëri është ai që po jetojmë sot; ku reforma në drejtësi ka futur të drithmat e tij tek të fuqishmit, duke ngrënë në radhë të parë “bijtë e tij”, pra ata që e hartuan e votuan, siç ndodh në çdo revolucion. E një nga pasojat apo rrëketë që po sjell ky revolucion real në vend, janë edhe sjellja e pushteteve të tjera që janë politika e shtypi apo media. E cila kërkon të vendosë standardet e veta në drejtim të ndikimit në opinion të këtyre zhvillimeve, pra për të krijuar një efekt manipulues për interesat e tyre. Krejt normale, legjitime, e madje edhe profesionale. Natyrisht këtu fiton ai që ka mjeshtërinë më të mirë të rrëfimit dhe kulturë mbi informimin e raportimin. Megjithatë, kjo është tjetër mesele, problemi që kërcet më shumë është pikërisht gjetja e zëdhënësve të rremë të kësaj kronike; përfaqësuesit politikë. Duke tentuar të krijohet një skenë e re teatrore paralele me atë çfarë ndodh.

Lini një Përgjigje