Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikohet masivi pyjor

Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikohet masivi pyjor

Pikat kryesore

  • Vatra e zjarrit në fshatin Riban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke marrë përmasa shqetësuese.
  • Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të lartë për t’u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd.
  • Forcat operacionale janë përqendruar në dy drejtime kryesore, në Riban dhe Lofkënd, me qëllim izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të rrezikuara.

Vatra e zjarrit në fshatin Riban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke marrë përmasa shqetësuese. Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të lartë për t’u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd. Forcat operacionale janë përqendruar në dy drejtime kryesore, në Riban dhe Lofkënd, me qëllim izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të rrezikuara. Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, lartësia e bimësisë së poshtme, shtrirja e madhe e zjarrit dhe intensiteti i flakëve po e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore. Në këto kushte, autoritetet vlerësojnë si të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt masivit pyjor të Lofkëndit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Punimet në mbikalimin e Kasharit/ Kufizime në aksin Durrës-Tiranë më 6 dhe 7 gusht, ARRSH njofton oraret për devijimin e trafikut Qeveria italiane ul akcizën për naftën, masa deri më 25 gusht. Përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve Trump paralajmëron Iranin: Nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet shpejt, do të godasim

Lini një Përgjigje