Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë…

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë…

Pikat kryesore

  • Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u ka bërë thirrje turistëve shqiptarë që vizitojnë trojet kosovare për kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
  • “Shumë qytetarë nga Shqipëria vijnë këto ditë në Kosovë për punë, por sidomos për turizëm, për të shijuar bukurinë e peizazhit dimëror dhe për të skijuar në zonat malore të Kosovës.
  • Megjithatë, kjo është një thirrje dashamirëse për kujdes: Gjatë këtij sezoni është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë”, ka shkruar ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u ka bërë thirrje turistëve shqiptarë që vizitojnë trojet kosovare për kujdes të shtuar gjatë vozitjes. “Shumë qytetarë nga Shqipëria vijnë këto ditë në Kosovë për punë, por sidomos për turizëm, për të shijuar bukurinë e peizazhit dimëror dhe për të skijuar në zonat malore të Kosovës. Bëni shumë mirë që zgjidhni Kosovën! Megjithatë, kjo është një thirrje dashamirëse për kujdes: Gjatë këtij sezoni është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë”, ka shkruar ai. “Shumë prej jush udhëtoni me familje apo në grupe dhe kurrsesi nuk duhet të rrezikoni. Rreziku nuk është vetëm për veten dhe familjet tuaja, por edhe për të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Shpeshherë, për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, mbetja në rrugë pengon edhe qarkullimin e të tjerëve. Prandaj, bëni kujdes, planifikoni udhëtimin me përgjegjësi dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt. Mirë se vini dhe udhëtim të mbarë!” Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 14:18 Komuna njofton: Situata me rrugët në Prishtinë, kryesisht nën kontroll 01/08/2026 14:17 Përfshihet nga zjarri depoja e ish-Hotel Unionit 01/08/2026 14:14 Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Lini një Përgjigje