Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Pikat kryesore

  • Një aksident i rëndë ka ndodhur në një fabrikë frutash në Kiato, Greqi, ku një 40-vjeçare shqiptare është dëmtuar në kokë dhe ka humbur lëkurën e ballit dhe një pjesë të skalpit.
  • Gruaja ishte e shoqëruar nga dy persona të tjerë në spital, të cilët deklaruan fillimisht se e gjetën në atë gjendje në rrugë.
  • Dyshohet se kjo skemë nga të shoqëruarit u bë për shkak se 40-vjeçarja ndodhet ilegalisht në Greqi.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një fabrikë frutash në Kiato, Greqi, ku një 40-vjeçare shqiptare është dëmtuar në kokë dhe ka humbur lëkurën e ballit dhe një pjesë të skalpit. Sipas medias greke Protothema, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, më 1 prill, kur makineria në të cilën po punonte 40-vjeçarja i zuri flokët, gjë që shkaktoi humbjen e lëkurës dhe dëmtime të rënda në kokë.Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gruaja ishte e shoqëruar nga dy persona të tjerë në spital, të cilët deklaruan fillimisht se e gjetën në atë gjendje në rrugë. Lëkura dhe flokët e punonjëses ndodheshin në një qese. Dyshohet se kjo skemë nga të shoqëruarit u bë për shkak se 40-vjeçarja ndodhet ilegalisht në Greqi. Punëdhënësi, sakaq, një 42-vjeçar grek, u arrestua ditën e djeshme (1 prill), por është liruar më vonë.

Lini një Përgjigje