Pikat kryesore
- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë.
- Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e parkuar brenda oborrit të Dioqeza e Lezhës dhe ndodhej aty prej rreth një jave.
- Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka pasur persona brenda automjetit.
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e parkuar brenda oborrit të Dioqeza e Lezhës dhe ndodhej aty prej rreth një jave. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka pasur persona brenda automjetit. Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt godinës së Ipeshkvisë së Lezhës. Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Avioni i “Turkish Airlines”, me rreth 300 persona në bord përfshihet nga flakët Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër tregtare në Iran VIDEO/ Zjarr në ullishtet e Panajasë në Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikëset