Elvis Pupa ndez atmosferën në “Ferma VIP”: Momente komike që në minutat e para

Ma ka bërë gruaja”/ ‘Incidenti’ i Vis Pupës me valixhen e tij pas hyrjes në Ferma VIP,…

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka nisur aventurën e tij në Ferma VIP me energji dhe humor, duke sjellë të qeshura që në momentet e para të akomodimit në shtëpi.

Gjatë sistemimit në dhomat e gjumit, teksa banorët po zbraznin valixhet dhe po vendoseshin në ambientet e tyre të reja, Pupa u përball me një situatë mjaft komike. Teksa nxirrte rrobat nga valixhja pranë krevatit, ai u habit nga sasia e madhe e veshjeve që kishte marrë me vete.

Me stilin e tij karakteristik, ai nuk humbi rastin për ta kthyer situatën në humor, duke “ia faturuar” gjithçka bashkëshortes së tij:

“Unë kam një problem: Ma ka bërë valixhen gruaja dhe e ka mbush si për veten, m’ka vu shumë. Unë s’di ku me i çu gjithë këto,” u shpreh ai para banorëve të tjerë, duke shkaktuar të qeshura të menjëhershme.

Momenti komik nuk përfundoi me kaq. Ndërsa vijonte të rregullonte rrobat dhe të vishte disa prej tyre, aktori zbuloi papritur edhe disa monedha të mbetura në xhepa—një detaj i vogël që e bëri situatën edhe më gazmore.

Me hyrjen e tij, Elvis Pupa duket se ka vendosur menjëherë tonin e një aventure plot humor në “Ferma VIP”, duke premtuar se do të jetë një nga personazhet që do të sjellë më shumë argëtim gjatë këtij edicioni.

Lini një Përgjigje