Pikat kryesore
- Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka përmbushur fjalën e dhënë ndaj ish-konkurrentit të këtij sezoni, Stenaldos.
- Mëngjesin e sotëm, dyshja është takuar jashtë ambienteve të shtëpisë, duke kaluar një pjesë të ditës bashkë dhe duke ndarë këtë moment miqësor me ndjekësit në rrjetet sociale.
- Gjatë këtij qëndrimi të shkurtër, ai krijoi një raport mjaft të afërt dhe mbështetës me Stenaldon.
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka përmbushur fjalën e dhënë ndaj ish-konkurrentit të këtij sezoni, Stenaldos. Mëngjesin e sotëm, dyshja është takuar jashtë ambienteve të shtëpisë, duke kaluar një pjesë të ditës bashkë dhe duke ndarë këtë moment miqësor me ndjekësit në rrjetet sociale. Disa javë më parë, Luizi u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” për një periudhë 72-orëshe si një surprizë nga produksioni, ndonëse banorët e tjerë fillimisht besonin se ai ishte futur si një lojtar i rregullt në garë. Gjatë këtij qëndrimi të shkurtër, ai krijoi një raport mjaft të afërt dhe mbështetës me Stenaldon. Në atë kohë, Luizi i theksoi se kishte fituar një mik për jetë dhe i premtoi se do të ishte personi i parë që do ta priste dhe takonte pas përfundimit të rrugëtimit të tij televiziv.