Pikat kryesore
- Luhet për trofeun e parë të sezonit, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në finalen e Superkupës së Shqipërisë Egnatia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Superkupës së Shqipërisë.
- Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” do të nis prej orës 19:00.
- Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.
Luhet për trofeun e parë të sezonit, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në finalen e Superkupës së Shqipërisë Egnatia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Superkupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” do të nis prej orës 19:00. Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesor i këtij dueli do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja është caktuar në rolin e arbitrit të katërt. Në Var do të jetë Kreshnik Barjamaj dhe në Avar është caktuar Emanuela Rusta. loading…