Luftë civile brenda PD? Pjetri: Partia ka nevojë për rigjenerim, baza duhet të pyetet…

Luftë civile brenda PD? Pjetri: Partia ka nevojë për rigjenerim, baza duhet të pyetet…

Pikat kryesore

  • Pjetri theksoi se rezultatet zgjedhore kanë treguar qartë nevojën për rigjenerim të Partisë Demokratike.
  • Sipas tij, në zgjedhjet e fundit, kandidatë të rinj dhe të paprovuar më parë arritën të marrin një numër të lartë votash, duke thyer rekorde.
  • “Kjo tregon se PD ka nevojë për fytyra të reja dhe rigjenerim.

Luftë civile brenda PD? Pjetri: Partia ka nevojë për rigjenerim, baza duhet të pyetet realisht Ndrec Pjetri, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka folur për situatën brenda PD-së pas takimeve të zhvilluara javët e fundit nga Ervin Salianji dhe figura të tjera të reja të partisë, të cilat janë kritikuar nga lidershipi dhe kupola drejtuese. Pjetri theksoi se rezultatet zgjedhore kanë treguar qartë nevojën për rigjenerim të Partisë Demokratike. Sipas tij, në zgjedhjet e fundit, kandidatë të rinj dhe të paprovuar më parë arritën të marrin një numër të lartë votash, duke thyer rekorde. “Kjo tregon se PD ka nevojë për fytyra të reja dhe rigjenerim. Ajo që pamë në fushatë, sot po ngremë zërin për ta bërë realitet,” u shpreh ai.

Lini një Përgjigje