Lufta rrit me tej çmimet/ Inflacioni arrin 3 për qind, sa objektivi i bankës qendrore

Lufta rrit me tej çmimet/ Inflacioni arrin 3 për qind, sa objektivi i bankës qendrore

Pikat kryesore

  • Efektet e konflikit në Lindjen e Mesme janë pasqyruar në rritjen e çmimeve në Shqipëri.
  • Grupi me rritjen më të fortë të çmimeve rezulton “Transporti”, prej 7.8%, duke reflektuar ndikimin e kostove të lëvizjes dhe karburanteve.
  • Pas tij renditen “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.9%, si dhe grupet “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Argëtim, sport dhe kulturë”, të cilat shënuan secila një rritje prej 4.2%.

Efektet e konflikit në Lindjen e Mesme janë pasqyruar në rritjen e çmimeve në Shqipëri. Duket se shtysën kryesore në rritjen e çmimeve e ka dhënë nëngrupi transport i nxitur nga çmimi i karburanteve por po ashtu ndikim kanë dhënë edhe qiratë si dhe argëtimi që lidhen direkt me nisjen e sezonit turistik në vend. Sipas të dhënave të Instat, norma e inflacionit në muajin Maj 2026 ishte 3,0 për qind, nga 2,2 për qind në Maj 2025.Nëse vërejmë të dhënat rezulton se ky është niveli më i lartë i regjistruan në 2 vite e gjysmë, por është fiksuar pikërisht në objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë. Grupi me rritjen më të fortë të çmimeve rezulton “Transporti”, prej 7.8%, duke reflektuar ndikimin e kostove të lëvizjes dhe karburanteve. Pas tij renditen “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.9%, si dhe grupet “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Argëtim, sport dhe kulturë”, të cilat shënuan secila një rritje prej 4.2%. Ndërkohë i vetmi nëngrup që ka pësuar ulje të çmimeve rezulton veshje dhe këpucë. Ndërkohë që rritja e çmimeve të ushqimeve është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e krizës por ato vijojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që ndikojnë buxhetet familjare, për shkak të peshës së lartë që zënë në shportën e konsumit të shqiptarëve. Rikthimi i inflacionit në nivelin 3% ishte parashikuar edhe më herët nga Banka e Shqipërisë Por fiksimi i inflacionit në këtë nivel ose vijimi i rritjes mund të shtyjë bankën qendrore të shqyrtojë një shtrëngim të politikës monetare, përmes rritjes së normës bazë të interesit. Aktualisht norma bazë e interesit ndodhet në nivelin 2.5%, ndërsa vendimet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë pritet të varen nga ecuria e inflacionit dhe zhvillimet ekonomike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vrasja në Paskuqan/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e autorit Vrasja e të riut në Paskuqan/ Ky është autori i dyshuar i krimit EMRI/ Gjendet i pajetë 56-vjeçari në lumin Mat, ish-efektiv i Gardës

Lini një Përgjigje