Lubjanë Deputetja shpall Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në…

Lubjanë Deputetja shpall Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në…

string(103) "bajrami-thote-se-kane-nisur-hetimet-per-importin-e-energjise-ne-kosove-pasi-u-ankuan-ne-vjene-e-lubjane" Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë. Bajrami tha se në ankesën e dërguar kanë kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektimin e rregullores REMIT. “Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Fakti që hetimet kanë nis nga vetë ZRRE është rezultat i metodës së punës së institucioneve të lartpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse, në këtë rast Kosovës”. Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vetë ZRRE-së, Bajrami tha se tash presin të nisin hetimet “sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”. Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: Për çfarë do të negociohet? Imri Ahmeti reagon ndaj shpifjeve: Forca ime dhe e LDK-së qëndron tek puna dhe sjellja e mirë Uran Ismaili prezanton nga ora 19:00 zotimet për Ulpianën: Dy parkingje nëntokësore dhe fasadim e izolim të ndërtesave banesore (VIDEO) Filipçe: VMRO-DPMNE e ndali rritjen e pagave në shëndetësi Polonia u bën thirrje qytetarëve të largohen “menjëherë” nga Bjellorusia

Lini një Përgjigje