Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me…

Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me…

Pikat kryesore

  • Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar çdo përparim si një moment pozitiv për vendin.
  • Ai u ndal te deklarata e kryeministrit, duke e interpretuar si një sinjal realist se procesi i integrimit “nuk është fundi, por fillimi i fundit”, pra një fazë e re dhe jo përmbyllje e menjëhershme.
  • “Çdo mundësi, çdo sukses, çdo arritje e dukshme për shqiptarët është një moment i artë për të duartrokitur.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar çdo përparim si një moment pozitiv për vendin. Ai u ndal te deklarata e kryeministrit, duke e interpretuar si një sinjal realist se procesi i integrimit “nuk është fundi, por fillimi i fundit”, pra një fazë e re dhe jo përmbyllje e menjëhershme. Në përfundim, Vangjeli theksoi se lidhja më e fortë e Shqipërisë me Europën sot mund të jetë diaspora shqiptare në vendet perëndimore, të cilën ai e cilësoi si një “urë” të rëndësishme që mund ta afrojë vendin më shumë me BE-në. “Çdo mundësi, çdo sukses, çdo arritje e dukshme për shqiptarët është një moment i artë për të duartrokitur. Më bëri habi një fjalë e kryeministrit kur shpjegoi me realizëm kur tha që ky nuk është fundi i procesit përkundrazi është fillimi i fundit. Kur Evropa ishte e etur për zgjerim, kishte rënë Muri i Berlinit dukej se nuk kishte më armiq dhe histori për të shkruar, Shqipëria çuditërisht ishte shumë afër të bërit jo vetëm anëtar i BE-së, e humbëm atë tren më pas në 2003 me samitin e famshëm të Selanikut ndryshoi dhe Evropa, nga etja për zgjerim u shndërruar në një derë gjithmonë e më të mbyllur. Kësaj radhe, për arsye që nuk varen shumë nga Shqipëria duket që po i afrohemi edhe një herë këtij pragu. Kam përshtypjen se e vetmja gjë evropiane që kemi ne është ajo 1/3 e qytetarëve shqiptarë me dhe pa të drejtë vote të cilat ndodhen në perëndim dhe ndoshta është çengeli që do të na afrojë më shumë me Evropën”, tha ai.

Lini një Përgjigje