Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike, pasuri shqiptare që…

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike, pasuri shqiptare që…

Pikat kryesore

  • Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si rezultat të punës diplomatike dhe përkushtimit për mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një lajm të cilin e cilësoi si një arritje të rëndësishme për trashëgiminë natyrore të vendit, duke njoftuar se Liqeni i Shkodrës është përfshirë nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si rezultat të punës diplomatike dhe përkushtimit për mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë. “Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. Përfshirja e Liqenit të Shkodrës në këtë rrjet ndërkombëtar konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, e cila përfaqëson një nga ekosistemet më të rëndësishme në rajon. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Ata kërkojnë zhvillim, jo ndalimin e projektit Histeria globale pas një ngjarjeje lokale Rama: Zvërneci do jetë më i gjelbër/ Kryeministri mesazh mediave ndërkombëtare: Po punojnë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë

Lini një Përgjigje