Ligji për portet turistike, reagon zyra e BE në Tiranë: Legjislacioni evropian kërkon…

Ligji për portet turistike, reagon zyra e BE në Tiranë: Legjislacioni evropian kërkon…

Pikat kryesore

  • Zyra e Delegacionit të Bashkimi Evropian në Tiranë, ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit në ligjin “Për portet turistike”, të miratuara nga Kuvendi.
  • Delegacioni i BE thekson se këto ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër, duke theksuar se legjislacioni BE-së, kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet.
  • “Ne jemi në dijeni se Parlamenti miratoi ndryshime në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.

Zyra e Delegacionit të Bashkimi Evropian në Tiranë, ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit në ligjin “Për portet turistike”, të miratuara nga Kuvendi. Delegacioni i BE thekson se këto ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër, duke theksuar se legjislacioni BE-së, kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet. Gjithashtu, në reagim theksohet se teksti i ri përfshin elementë të ngjashëm me ato të ligjit për Investitorët Strategjikë, një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë në kuadër të angazhimeve të saj në procesin e integrimit. “Ne jemi në dijeni se Parlamenti miratoi ndryshime në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet tona, veçanërisht në fushën e prokurimit publik dhe përputhshmërinë e tyre me legjislacionin e BE-së, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet. Gjithashtu kuptojmë se teksti i ri përfshin dispozita të pranishme në Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të Agjendës së Reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27. Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me këto angazhime”, thuhet në reagimin e zyrës së BE në Tiranë për News24.

Lini një Përgjigje