Lëvizja e Salianjit? S’ka aksion politik, por është personale. Të tregojë me kë e ka…

Lëvizja e Salianjit? S’ka aksion politik, por është personale. Të tregojë me kë e ka…

Pikat kryesore

  • Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli ka komentuar foltoren që ka nisur Ervin Salianji.
  • Ai pohoi në programin e drekës në News24 se nuk është lëvizje politike, por një ngjarje për interesa personale.
  • Janë ngjarje, siç ishte gjesti, ku u pi një kafe mes demokratëve dhe një takim në Durrës me pjesëmarrje të konsiderueshme.

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli ka komentuar foltoren që ka nisur Ervin Salianji. Ai pohoi në programin e drekës në News24 se nuk është lëvizje politike, por një ngjarje për interesa personale. “Nuk shoh një lëvizje politike. Janë ngjarje, siç ishte gjesti, ku u pi një kafe mes demokratëve dhe një takim në Durrës me pjesëmarrje të konsiderueshme. Aq sa kënetë është bërë PD, dhe kjo mirë i bën. Por nuk shoh aksion politik, pasi mbivendoset interesi i një kostumi personal mbi interesin e partisë. Nëse kanë luftë me Flamur Nokën apo Këlliçin apo të tjerë, ta thonë se me kë e kanë. Dobi publike ka çdo zhurmë, pasi demokratët do të ngrenë çdo pikëpyetje. Kjo është lojë, bisedë për karrierë. Pra se si bëhet karrierë në politikë. E kemi diskutuar, mirë është që të ketë rregulla të tilla. Politika nuk bëhet përmes statutit. S’do e pranoja diçka që nuk bëhet me statut. PD duhet riformatuar. Është mentalitet bolshevik që kur ti flet kundër, përjashtohesh nga kryetari.

Lini një Përgjigje