Leje mjedisore në kundërshtim me ligjin/ Fier, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mes…

Leje mjedisore në kundërshtim me ligjin/ Fier, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mes…

Pikat kryesore

  • specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; E.Z.
  • specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; E.B.
  • Zhurma politiko-mediatike nuk e zhbën dot punën transformuese Avokati letër sekretarit Rubio: Mbi 240 afera korruptive të faktuara nga familja Berisha dhe Meta.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq punonjësit e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier/Vlorë/Gjirokastër për veprën penale ‘Shpërdorimi detyre’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1051, u provua se, drejtori dhe specialistët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër, duke vepruar e mosvepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, auditimeve të brendshme të kryera nga Ministria e Mjedisit: Kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikime në terren dhe pa respektuar kriteret ligjore dhe nënligjore; disa leje mjedisore të tipit “C” ishin miratuar në mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm që kërkohet nga ligji dhe aktet nënligjore; si dhe janë konstatuar standarde të ndryshme vendimmarrjeje, duke favorizuar disa subjekte dhe penalizuar të tjera pa bazë ligjore. Në përfundim, prokuroria ngriti akuzë dhe dërgon për gjykim të pandehurit: Arben Voja, ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier, drejtor i spitalit rajonal; B.F., specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; E.B. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; E.Z. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; E.B. specialiste për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; V.G., specialiste monitorimi në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; dhe P.T., specialist finance në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama: Akuza ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, e hatashme! Zhurma politiko-mediatike nuk e zhbën dot punën transformuese Avokati letër sekretarit Rubio: Mbi 240 afera korruptive të faktuara nga familja Berisha dhe Meta. SPAK nuk i heton! Puna e Dumanit? SHBA mban shënime!/ Platforma e Kongresit për Ballkanin, Karamuço: Po formalizon me ligj mbështetjen për rajonin

Lini një Përgjigje