Pikat kryesore
- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar publikisht pas disa lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në media, ku aludohej për përfshirjen e saj në një skemë të dyshuar të pastrimit të parave.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar publikisht pas disa lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në media, ku aludohej për përfshirjen e saj në një skemë të dyshuar të pastrimit të parave. Sipas pretendimeve të publikuara, në mars të vitit 2026 dyshohet se të ardhura nga aktivitete të paligjshme janë riinvestuar përmes blerjes së një qendre dermoestetike në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, një klinikë kjo e lidhur me këngëtaren, për të vijuar më pas aktivitetin me një emërtim tjetër.