La Liga Kilian Mbape: Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren…

La Liga Kilian Mbape: Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren…

Pikat kryesore

  • Kilian Mbape është fytyra e sotme e Realit, I cili ka lënë pas krizën dhe po fluturon edhe në La Ligën e Spanjës.
  • Fitorja 2-0 në fushën e Vijarrealit u arrit falë dy golave të sulmuesit francez, ndonëse ishte tërësisht e merituar.
  • Në të vërtetë, nuk ishte aspak e lehtë përballë një rivali që është në formë në kampionat dhe që iu përgjigj “merengesve” thuajse në çdo moment.

Kilian Mbape është fytyra e sotme e Realit, I cili ka lënë pas krizën dhe po fluturon edhe në La Ligën e Spanjës. Fitorja 2-0 në fushën e Vijarrealit u arrit falë dy golave të sulmuesit francez, ndonëse ishte tërësisht e merituar. Në të vërtetë, nuk ishte aspak e lehtë përballë një rivali që është në formë në kampionat dhe që iu përgjigj “merengesve” thuajse në çdo moment. Mbape shënoi në nisje të pjesës së dytë, dhe pastaj në sekondat e fundit të ndeshjes, e tashmë ka 34 rrjeta këtë sezon, nga të cilat 21 në La Ligë, shënuar në vetëm 20 ndeshje. Kapiteni I Francës është padyshim më I miri, duke ndihmuar sulmuesin tjetër, Vinisius, por edhe shokët që të kenë besim se trofetë mund të fitohen. E përditshmja “Marka” shkruan se me Mbapenë ka nisur fluturimi, dhe se të bardhët vazhdojnë rritjen në çdo ndeshje me trajnerin Arbeloa.

Lini një Përgjigje