Ky është zyrtari policor që dyshohet se ka goditur për vdekje këmbësorin në Prizren

Ky është zyrtari policor që dyshohet se ka goditur për vdekje këmbësorin në Prizren

Pikat kryesore

  • Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.
  • Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se një veturë ka goditur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
  • Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se një veturë ka goditur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, tha ai. I dyshuari është polic, por që ishte jashtë detyrës zyrtare. “Ndërsa, i dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private. I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë. Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore”. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Isë Gashin. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/07/2025 22:10 Sejdiu: Kurti është i painteresuar për fitore në Prishtinë, shumë më i angazhuar në Mitrovicë 11/07/2025 22:03 Deda: Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve, qeveria po u bon presion të hatashëm 11/07/2025 21:58 Memli Krasniqi në Prizren: Më 9 nëntor votoni për vazhdimësi, votoni për Shaqir Totajn

Lini një Përgjigje