Pikat kryesore
- Armando Broja u kthye te goli në Premier Ligën e Anglisë pas më shumë se dy viteve.
- Sulmuesi I kombëtares shqiptare shënoi në minutën e fundit në sfidën e elitës angleze duke I dhënë barazimin 1-1 skuadrës së tij, Bërnli në ndeshjen ndaj Bornmuthit.
- Futbollisti kuqezi u aktivizua në minutën e 65-të, por kjo nuk e pengoi të ishte vendimtar dhe Bërnli shmangu humbjen e 7-të radhazi në kampionat, që do të kishte qenë një rekord.
Shpresohet shumë të jetë çliruar përfundimisht. Po ashtu, që të mos pengohet nga lëndimet e vazhdueshme. Armando Broja u kthye te goli në Premier Ligën e Anglisë pas më shumë se dy viteve. Sulmuesi I kombëtares shqiptare shënoi në minutën e fundit në sfidën e elitës angleze duke I dhënë barazimin 1-1 skuadrës së tij, Bërnli në ndeshjen ndaj Bornmuthit. Futbollisti kuqezi u aktivizua në minutën e 65-të, por kjo nuk e pengoi të ishte vendimtar dhe Bërnli shmangu humbjen e 7-të radhazi në kampionat, që do të kishte qenë një rekord.