Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, në fjalën e tij me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, tha se ky përvjetor nuk është vetëm një datë për t’u shënuar, por një dëshmi e rrugës së përbashkët të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës. “Ky përvjetor nuk është thjesht një shënim i një date por dëshmi e rrugës tonë të përbashkët si shtet dhe si shoqëri. Mbi shumë sfida e duke shënuar plot arritje ka qëndruar Policia e Kosovës me besnikërinë e saj ndaj qytetarëve dhe Republikës,” theksoi Kurti. Ai vlerësoi Policinë e Kosovës si themel të sigurisë së vendit dhe u zotua për mbështetje të vazhdueshme institucionale. “Ajo ka treguar se është themeli i sigurisë sonë dhe për këtë arsye ne si institucione do të jemi gjithmonë krahas saj duke e mbështetur atë me të gjitha mjetet.” Ai përmendi aksionet konkrete: “U kthyen ndërtesa publike të uzurpuara, u çmontuan kompani ilegale, u sekuestruan armë e pajisje ushtarake, krejt këto fitore të qytetarëve tanë, të arritura falë policëve tanë që tregojnë qartë se epoka e paralelizmit ka marrë fund. Kosova është një e pandashme dhe e barabartë për të gjithë qytetarët e saj.” Ai vlerësoi rolin e grave dhe vajzave në Policinë e Kosovës: “Vajzat dhe gratë në uniformë shërbejnë sy pa trembur në çdo cep të Republikës së Kosovës, që nga menaxhmenti i lartë, krimet e luftës, njësitë speciale, krimet e rënda, inteligjenca, dhuna në familje e policimi në bashkësi, ato kanë thyer barriera të vazhdueshme duke dëshmuar që asnjë profesion nuk ka gjini kur si i tillë përbrendësohet me vullnet e përkushtim për shërbim.” Kurti theksoi përfshirjen e komuniteteve në Policinë e Kosovës: “Dhjetë për qind e policisë tonë janë pjesëtarë nga komunitetet dhe mbi gjysma e tyre i përkasin komunitetit serb, ky është vizioni ynë për integrim dhe bashkëjetesë.” Në fund, ai e krahasoi këtë me situatën në Serbi: “Ndërkohë Serbia vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët në Luginë të Preshevës duke mos u dhënë vend në institucionet e saj të sigurisë. Ky kontrast e tregon qartë dallimin mes Republikës sonë demokratike dhe politikave diskriminuese të një shteti autoritar si Serbia.” Kurse ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se integriteti mbetet vlerë themelore për Policinë e Kosovës, e cila ka dëshmuar se është në shërbim të drejtësisë dhe sigurisë së qytetarëve tanë. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka folur mbi rrugëtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Po udhëtoni këtë verë nga Baseli drejt Prishtinës? PrishtinaTicket ju ofron fluturime të përditshme me çmime speciale *Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës. *Që nga

Lini një Përgjigje