Pikat kryesore
- Marash Kumbulla do të vazhdojë të luajë në La Liga, por me një skuadër të re.
- Ai bashkohet me Rayo Vallecano-n, ku aktivizohet edhe mbrojtësi tjetër kuqezi, Ivan Balliu.
- Sipas njoftimit zyrtar të klubit të Romës, qendërmbrojtësi është huazuar deri në fund të sezonit, me klubin spanjoll që ka të drejtën e blerjes.
Marash Kumbulla do të vazhdojë të luajë në La Liga, por me një skuadër të re. Ai bashkohet me Rayo Vallecano-n, ku aktivizohet edhe mbrojtësi tjetër kuqezi, Ivan Balliu. Sipas njoftimit zyrtar të klubit të Romës, qendërmbrojtësi është huazuar deri në fund të sezonit, me klubin spanjoll që ka të drejtën e blerjes. Futbollisti 26-vjeçar do të luajë për sezonin e tretë radhazi në elitën e futbollit spanjoll. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Mallorcës, ku luajti në tetë takime në La Liga, duke regjistruar në total 485 minuta. Versionin më të mirë të karrierës së tij e shfaqi në sezonin 2024/25 me Espanyolin. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 2.976 minuta në La Liga, duke luajtur në 35 ndeshje, 34 prej tyre si titullar, ndërsa realizoi edhe tre gola. Kumbulla është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë që nga viti 2019 dhe numëron mbi 20 paraqitje me fanellën kuqezi. Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit që mori pjesë në Euro 2024. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kumbulla mbetet në Spanjë/ Mbrojtësi i Kombëtares pritet që të luajë sërish në La Liga Kumbulla rrezikon Serbinë/ Mbrojtësi i kombëtares dëmtohet në La Ligën spanjolle Mbrojtësi i kombëtares në dyshim për ndonjë dëmtim/ Pritet të shihet nëse ylli kuqezi luan këtë të diel në La Liga