Kulla Eiffel: Mijëra qytetarë francezë dalin në protestë, Kulla Eiffel njofton…

Kulla Eiffel: Mijëra qytetarë francezë dalin në protestë, Kulla Eiffel njofton mbylljen

Pikat kryesore

Qytetarët francezë në një seri grevash në mbarë vendin për debatin e shkurtimeve në shpenzimet publike, kanë dalë sot masivisht në komuna dhe qytete të ndryshme të Francës. Në Paris, dolën në rrugë mijëra punëtorë, pensionistë dhe studentë, ku dhe Kulla Eiffel njoftoi mbylljen për turistët. Sipas burimeve lokale, sindikatat po i bëjnë thirrje kryeministrit të ri, Sebastien Lecornu, të heqë dorë nga masat buxhetore të propozuara nga paraardhësi i tij, të cilat përfshijnë ngrirjen e përfitimeve sociale dhe masa shtrënguese. Sipas qytetarëve francezë këto masa do të cënojnë më tej fuqinë blerëse të punonjësve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sindikatat po ashtu kërkojnë rritje të taksave për shtresat më të pasura në Francë. Lecornu, i emëruar kryeministër muajin e kaluar, ende nuk ka paraqitur detaje konkrete të planit të tij buxhetor, dhe nuk ka emëruar ende ministrat e kabinetit, çka pritet të ndodhë në ditët në vijim. VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection CIMA GRAND COMPLEX është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe rehati. Me arkitekturë moderne 10/02/2025 21:13 Haradinaj për vizitën e Kurtit në Amerikë: Poshtnim, refuzim 10/02/2025 21:10 Memli Krasniqi: Lipjani është me PDK, e do Shukri Bujën kryetar 10/02/2025 21:06 Mijëra qytetarë francezë dalin në protestë, Kulla Eiffel njofton mbylljen

Lini një Përgjigje