Në pranga kanë rënë brigadieri G.K., 47 vjeç, dhe tekniku B.C., 62 vjeç, ndërsa drejtuesi teknik R.P., 67 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë. Megjithëse punonjësit teknikë u ndaluan menjëherë, nuk është marrë asnjë masë ndaj administratorëve apo përfaqësuesve ligjorë të kompanisë, të cilët mbajnë përgjegjësinë më të lartë për sigurinë në punë dhe kushtet në galeri. Kjo ngre pyetje të forta mbi drejtësinë selektive dhe mbrojtjen që mund t’u ofrohet biznesmenëve të fuqishëm në industrinë minerare. Kujtim Dangri, vetëm 38 vjeç, u bë viktimë e një sistemi që vazhdon të vrasë në heshtje nga mungesa e kushteve të sigurisë në punë, te mosndëshkimi i atyre që mbajnë përgjegjësinë e vërtetë. Arrestimi i disa teknikëve është një hap minimal, por pa ndëshkuar drejtuesit që përfitojnë nga puna dhe gjaku i minatorëve, tragjeditë si kjo në Bulqizë do të vazhdojnë të përsëriten.