Pikat kryesore
- Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar për koalicionet mes partive politike që po arrihen nëpër komuna për balotazhin e 9 nëntorit, shkruan Express.
- Ky reagim i tij ka ardhur pasi sot AAK ka arritur koalicion me VV-në për balotazhin në Junik dhe atë në Prizren.
- Por partitë nuk mund ta ndajnë me thikë qeverisjen kombëtare nga ajo lokale.
Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar për koalicionet mes partive politike që po arrihen nëpër komuna për balotazhin e 9 nëntorit, shkruan Express. Ai ka thënë se për balotazh partitë politike po bëjnë marrëveshje kush me kë po mundet, varësisht nga “pazari” Kryeziu ka pyetur se cila është logjika politike, nëse në nivel kombëtar partitë përçahen, derisa në nivel lokal janë bashkëpunuese. Ky reagim i tij ka ardhur pasi sot AAK ka arritur koalicion me VV-në për balotazhin në Junik dhe atë në Prizren. Komunat janë nivel tjetër i qeverisjes, pajtohemi. Por partitë nuk mund ta ndajnë me thikë qeverisjen kombëtare nga ajo lokale. Cila është logjika politike nëse në nivelin kombëtar përçahen, armiqësohen dhe nxisin pothuaj përplasje civile, ndërsa në nivel lokal sillen sikur janë bashkëpunuese “për të mirën e qytetarit”? Nuk mund t’i lësh qytetarët një vit pa institucione, pa Kuvend e pa qeveri funksionale, e pastaj të thuash se në komuna po bashkëpunojmë për nevojat e tyre. Sepse edhe në nivel kombëtar politika bëhet për të njëjtët qytetarë. Nuk bëhet për kunguj! BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/29/2025 08:27 Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës 10/29/2025 08:21 Nis pushimi vjeshtor, nxënësit për pak ditë jashtë bankave shkollore 10/29/2025 08:20 Trump: Armëpushimi në Gazë po respektohet, Izraeli ka të drejtë të përgjigjet nëse sulmohet