Pikat kryesore
- Struktura e bashkisë së Vlorës dhe numri i punonjësve të saj pritet të ndryshojë.
- Kryetarja e re e bashkisë së Vlorës, dalë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, ka propozuar projektvendimin i cili pritet të miratohet nga këshilli bashkiak i Vlorës në ditët në vijim.
- Me argumentin se kërkohet nevoja e plotësimit të shërbimeve dhe rritje të eficences, Mersini kërkoi miratimin për shtimin e punonjësve në disa ndërmarrje të varësisë së bashkisë.
Struktura e bashkisë së Vlorës dhe numri i punonjësve të saj pritet të ndryshojë. Kryetarja e re e bashkisë së Vlorës, dalë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, ka propozuar projektvendimin i cili pritet të miratohet nga këshilli bashkiak i Vlorës në ditët në vijim. Brunilda Mersini në projektvendimin që mban firmës e saj ka propozuar ndryshime që lidhen me numrin e punonjësve dhe nivelit të pagave të bashkisë si edhe ndryshime në disa prej institucioneve në varësi të pushtetit vendor. Me argumentin se kërkohet nevoja e plotësimit të shërbimeve dhe rritje të eficences, Mersini kërkoi miratimin për shtimin e punonjësve në disa ndërmarrje të varësisë së bashkisë. Të tjera pika të cilat janë propozuar në këtë projektvendim janë edhe njohja e shtesës në pagë për vështirësi pune për punonjësit e policisë bashkiake si edhe punonjësit mbështetës të specialiteteve të veçanta. Shërbimi I funksionit të ndërmarrjes së gjelbërimit do të transferohet në ndërmarrjen e pastrimit dhe do shërbejë si institucion më vete. Po kështu sektori I ndriçimit do kalojë në varësi të ndërmarrjes së shërbimeve publike. Një vit më parë, në mbledhjen e këshillit bashkiak struktura e bashkisë u bë me tre drejtori, Ndërmarrja e gjelbërimit, e pastrimit dhe ndërmarrja e shërbimit publik. Shkrirja e ndërmarrjes së pastrimit dhe gjelbërimit në një institucion të vetëm sipas projektvendimit, kërkohet për shkak të keqmenaxhimit. Në këtë projektvendim është kërkuar gjithashtu që godina e shkollës “Shaban Demiraj” të vihet në shërbim të institucioneve të shërbimeve publike dhe drejtorisë së tatim taksave të bashkisë së Vlorës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në Vlorë/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre përmbyset në kanal Nëntori, muaj feste në Vlorë/ Muzeu i Pavarësisë në qendër të aktiviteteve, program për çdo moshë Mbledhje pa kryetar/ Këshilli Bashkiak i Tiranës, pa praninë e Veliajt