Pikat kryesore
- Janë liruar nga qelia sot në 23 shkurt protestuesit në tubimin e Partisë Demokratike, të datës 20 shkurt.
- Nga 18 protestues të arrestuar, u vlerësua i ligjshëm arresti për 9 protestues dhe i paligjshëm për 9 të tjerë, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.
- Nga 18 të ndaluarit, nuk u caktua masë sigurimi për një protestues dhe u caktua masë sigurimi “detyrim paraqitje” për 17 protuestues.
Janë liruar nga qelia sot në 23 shkurt protestuesit në tubimin e Partisë Demokratike, të datës 20 shkurt. Nga 18 protestues të arrestuar, u vlerësua i ligjshëm arresti për 9 protestues dhe i paligjshëm për 9 të tjerë, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Nga 18 të ndaluarit, nuk u caktua masë sigurimi për një protestues dhe u caktua masë sigurimi “detyrim paraqitje” për 17 protuestues. Protestuesit akuzohen për vepra penale që lidhen me mosbindje ndaj urdhrit të policisë, si dhe përdorim të mjeteve piroteknike. Kujtojmë se protesta e 20 shkurtit, u mbajt fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas kaloi përpara Kuvendit. Policia dhe protestuesit u përplasën vazhdimisht në tubim. Ndërsa protestuesit hidhnin fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike, policia gjithashtu përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Pas zhvillimit të protestës, në rrugët e kryeqytetit u la pas kaos dhe rrëmujë.