Kryeministrit Rama shpall SPAK vë në shenjestër një tjetër njeri të Ramës, kush rrezikon…

Kryeministrit Rama shpall SPAK vë në shenjestër një tjetër njeri të Ramës, kush rrezikon…

Kryeministrit Rama i “bie” një tjetër kryetar bashkie. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Kryebashkiaku socialist është marrë i pandehur në kuadër të një procedimi penal që SPAK e ka regjistruar pas kallëzimit të avokatit nga Korça Esmerald Xhafa, teksa mësohet se hetimet po ndiqen nga prokurori Dritan Prençi. Bashkë me Erion Isain, janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës, të cilët po ashtu akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërkohë, mësohet se Erion Isai akuzohet edhe për tenderat e rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit, Ujësjellësin e Kolonjës dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023. Dyshimet janë se punimet nuk janë kryer siç duhet, duke sjellë pasoja për cilësinë dhe standardet e punimeve publike në këtë zonë. Për kallëzimin në fjalë, Erion Isai është thirru në SPAK më 15 Janar të këtij viti, ku ka dëshmuar për rreth 1 orë, ku refuzoi të tregonte për mediat arsyen e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme. “Njësoj këndshëm! Mund të them që dhashë disa shpjegim shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Kjo për shkak se ai kishte dëshmuar në SPAK edhe më 30 Maj të vitit 2023, ku në atë kohë dëshmoi për rreth 3 orë për një çështje ku ai u pyet si person në dijeni. “Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje. Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni. I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, ka thënë ai në atë kohë pas daljes nga SPAK. Prokurorët specialë mësyjnë edhe në Bashkinë e Peqinit Nga ana tjetër mësohet se SPAK ka nisur hetimet për një tender me flamur të kuq, të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht të vitit të kaluar. Procedimi penal është regjistruar dhe po drejtohet sërish nga prokurori Dritan Prençi, i cili së fundmi ka marrë në pyetje disa zyrtarë të Bashkisë, përfshirë shefen e financës dhe kryeinxhinieren. Tenderi ka për objekt “Ndërhyrjen emergjente në argjinaturën e Lumit Shkumbin për shmangien e shembjes së rrugës Cengelaj-Shezë, Bashkia Peqin”, me një fond limit prej 49,691,349 lekë, përmes procedurës së hapur. Një nga pikat që ngjall dyshime është koha tepër e shkurtër për paraqitjen e ofertave, vetëm 20 ditë, me afat deri më 9 shtator 2024, dhe mbajtja e tenderit në të njëjtën ditë. Në garë ishin tre bashkime operatorësh ekonomikë: BOE “ASI-2A CO” sh.p.k & “Shendelli” sh.p.k. BOE “LLAZO” sh.p.k & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k & “LIS KONSTRUKSION” sh.p.k. BOE “LLUCA” sh.p.k & “T&J Construction” sh.p.k Fitues u shpall bashkimi i parë, me vlerë 48,179,355 lekë, shumë e afërt me fondin limit. Kjo kompani rezulton të jetë fituese e shumë prokurimeve publike në vend, ndërsa auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur shpesh alarmin për favorizime ndaj saj. Bashkimi i dytë u skualifikua me argumentin e mosplotësimit të kriterit ligjor për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe mungesës së pajisjeve dhe stafit teknik të kërkuar. Ndërsa bashkimi i tretë u skualifikua për mungesë licencash dhe mjeteve të nevojshme për realizimin e kontratës. Data e shpalljes së fituesit ishte 19 shtatori 2024, vetëm pak ditë pas përfundimit të afatit të aplikimit, dhe kontrata parashikonte një kohëzgjatje prej 45 ditësh. Tenderi mban firmën e kryebashkiakut të Peqinit, Bukurosh Maçi. Syri TV ka pyetur SPAK-un nëse ndaj tij janë kryer veprime hetimore apo nëse është person nën hetim, por deri më tani nuk është marrë përgjigje zyrtare. Hetimi i SPAK për këtë tender pritet të hedhë dritë mbi dyshimet për favorizime dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik në Bashkinë e Peqinit.

Lini një Përgjigje