Krijimi i Ministres së Inteligjencës Artificiale Diella, sqarimi i Presidencës

Krijimi i Ministres së Inteligjencës Artificiale Diella, sqarimi i Presidencës

Presidenca e Republikës ka dhënë një sqarim zyrtar lidhur me dekretin e Presidentit Bajram Begaj për krijimin e një Ministreje të Inteligjencës Artificiale. Në një komunikatë për mediat, zyra e Presidentit thekson se deri më tani është dekretuar vetëm Kryeministri, pa emra të tjerë apo ministrat.

“Sot, Presidenti ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Emërimet e ministrave do të realizohen në një datë të mëvonshme,” theksohet në reagim.

Sa i përket bazës ligjore për këtë dekret, Presidenca sqaron se ajo është e përshkruar në hyrjen e dokumentit, e cila i referohet nenit përkatës që i jep Presidentit të drejtën për të mandatuar Kryeministrin pas zgjedhjeve, në përputhje me propozimin e partisë fituese.

“Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë që ka fituar zgjedhjet. Neni 2 i dekretit i ngarkon Kryeministrit një detyrë specifike, gjithashtu sipas të njëjtit propozim,” theksohet në komunikatë.

Në lidhje me shqetësimet e ngritura për nëse pika 2 e dekretit për “Ministren Artificiale” bie në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës, Presidenca sqaron se emërimi i ministrave nuk ka ndodhur ende. Kryeministri i mandatuar përmbush të gjitha kriteret kushtetuese të përcaktuara në këto nene. “Kryeministri plotëson kushtet dhe kërkesat e përcaktuara në nenet 102 dhe 103,” përfundon reagimi i Presidencës.

Mendim personal

Krijimi i një Ministrie të Inteligjencës Artificiale është një hap i rëndësishëm për përparimin teknologjik, por kërkon një qasje të kujdesshme dhe të përgjegjshme

Lini një Përgjigje