Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto…

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto…

Pikat kryesore

  • Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, ka reaguar për A2CNN pas dështimit të tenderit për ndërtimin e Porit të ri Tregtar në Porto Romano.
  • Pres me interes që të sjellim kompani amerikane për të ofruar asistencë.”- thotë ai.
  • Ministri Karakaçi bëri sot me dije se procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, ka reaguar për A2CNN pas dështimit të tenderit për ndërtimin e Porit të ri Tregtar në Porto Romano. “Unë e mbështes vendimin e qeverisë shqiptare. Pres me interes që të sjellim kompani amerikane për të ofruar asistencë.”- thotë ai. Ministri Karakaçi bëri sot me dije se procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar. Vendimi për pezullimin vjen pas kërkesës dhe insistimit të vazhdueshëm të SHBA-ve. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve, pak ditë më parë adresoi një letër publike për Edi Ramën dhe titullarë të lartë qeveritarë, në lidhje me këtë tender. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë përjashtoi përfshirjen e biznesmenëve të mundshëm rus në ndërtimin e portit të ri në Porto Romano teksa pohoi gjithashtu se me gjithë zvarritjet e tenderit se Marina e Durrësit nuk do të preket nga këto zhvillime.

Lini një Përgjigje