Krejt çka tha Vjosa Osmani dje, pas mandatimit të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë

Krejt çka tha Vjosa Osmani dje, pas mandatimit të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë

Pikat kryesore

  • Osmani sqaroi se presidentja nuk ka diskrecion në këtë proces, përveç nëse do të kishte më shumë se një kandidat të propozuar, por në këtë rast ka pasur vetëm propozimin e Vetëvendosjes.
  • Ajo po ashtu theksoi se Kushtetuta nuk kërkon garanci, por gjasë për formimin e qeverisë, dhe se Konjufca dhe Vetëvendosje e kanë bindur se ekzistojnë gjasa reale për sigurimin e votave në Kuvend.
  • Në fund, Presidenca publikoi edhe fotografinë zyrtare të mandatimit, duke njoftuar se “Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z.

string(88) “krejt-cka-tha-vjosa-osmani-dje-pas-mandatimit-te-glauk-konjufces-per-formimin-e-qeverise” Krejt çka tha Vjosa Osmani dje, pas mandatimit të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje, në një konferencë për media, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së Kosovës, pas propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo theksoi se ky veprim është në përputhje me Kushtetutën dhe me tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ka përgjegjësi kushtetuese për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Osmani sqaroi se presidentja nuk ka diskrecion në këtë proces, përveç nëse do të kishte më shumë se një kandidat të propozuar, por në këtë rast ka pasur vetëm propozimin e Vetëvendosjes. Ajo po ashtu theksoi se Kushtetuta nuk kërkon garanci, por gjasë për formimin e qeverisë, dhe se Konjufca dhe Vetëvendosje e kanë bindur se ekzistojnë gjasa reale për sigurimin e votave në Kuvend. E pyetur për mandatin e saj, Osmani tha se do ta përfundojë mandatin e plotë presidencial, pasi është zgjedhur për pesë vjet nga qytetarët, dhe theksoi se gjithmonë do të respektojë Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Në fund, Presidenca publikoi edhe fotografinë zyrtare të mandatimit, duke njoftuar se “Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z. Glauk Konjufca për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës” dhe i ka ururar suksese në këtë detyrë. A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV E konfirmon policia: Dhjetë të vdekur në zjarrin në Tuzla Haxhi Avdyli: Ose Glauku Kryeministër ose 51% Ambasadroi i BE-së i dha dje pak leksion RTK-së: S’funksionojmë ashtu, ne mbledhim të dhëna, informohemi, pastaj reagojmë Zjarr i madh përfshiu shtëpinë e pleqve në Tuzla të Bosnjës, nëntë të vdekur Zohran Mamdani arrin fitore historike, do të jetë kryetari i ri i New Yorkut

Lini një Përgjigje