Krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj Albin Kurtit Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët po akuzohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Të akuzuarit u paraqitën në gjykatë dhe u deklaruan të pafajshëm, ndërsa Kurti mori pjesë në cilësinë e të dëmtuarit.
Në deklarimet e tyre para gjykatës, Klinaku dhe Selmani mohuan akuzat.
Klinaku tha se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kanosje, ndërsa edhe Selmani e mohoi fajësinë me fjalët: “Jo, nuk e pranoj” .
Gjatë seancës, gjykatësi Rrahman Beqiri njoftoi palët se, sipas nenit 240 të Kodit të Procedurës Penale, mbrojtësit e të akuzuarve kanë afat 30-ditor për të paraqitur kundërshtimet ndaj provave.
Albin Kurti, i cili ishte i pranishëm në sallë, deklaroi se nuk do të paraqesë kërkesë pasurore-juridike ndaj të akuzuarve.
Krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj Albin Kurtit Klinaku e Selmani në Gjykatë përballë Kurtit, s’e pranojnë se e kërcënuan “Ishte e tmerrshme”, flasin dëshmitarët që panë aksidentin me 5 viktima në Luksemburg, vdiqën 3 kosovarë Seanca ndaj Klinakut dhe Selmanit, Kurti thotë se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike Bashkëpunimi i mundshëm për blerje armatimi me Shqipërinë dhe Kroacinë, ministri kroat e sheh si “të vështirë” për Kosovën