KPK: Konkursi i ri për prokurorë do të trajtohet nga përbërja e re e Këshillit

KPK: Konkursi i ri për prokurorë do të trajtohet nga përbërja e re e Këshillit

Pikat kryesore

  • Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka zgjedhur që me heshtje t’iu përgjigjet kërkesave për të shpalosur arsyetimet për anulimin e konkursit për prokurorë të rinj.
  • KPK-ja javë më parë, ka anuluar konkursin për prokurorë të rinj, duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë.
  • Grupi i kandidatëve që ishin në fund të finalizimit të këtij procesi po thonë se KPK-ja nuk iu është përgjigjur ende.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka zgjedhur që me heshtje t’iu përgjigjet kërkesave për të shpalosur arsyetimet për anulimin e konkursit për prokurorë të rinj. KPK-ja javë më parë, ka anuluar konkursin për prokurorë të rinj, duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë. Grupi i kandidatëve që ishin në fund të finalizimit të këtij procesi po thonë se KPK-ja nuk iu është përgjigjur ende. “Lidhur me anulimin e konkursit, ne grupi i kandidatëve për Prokurorë të Shtetit i jemi drejtuar me shkrim KPK-së, mirëpo ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Në momentin që do kemi një përgjigje me shkrim nga KPK, të gjithë kandidatët së bashku do të ndërmarrim hapat konkret nëpër të gjitha institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare lidhur me këtë çështje”, thuhet nga Grupi i kandidatëve për Prokurorë të Shtetit. Në një përgjigje për televizionin, KPK-ja ka bërë të ditur se “analizën dhe e konkursit të ri për prokurorë të shtetit do ta trajtojë përbërja e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës”. “Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se analizën dhe e konkursit të ri për prokurorë të shtetit do ta trajtojë përbërja e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet nga KPK. Sipas avokatit Ardian Bajraktari, anulimi i konkursit është si rezultat i polarizimeve mes anëtarëve të KPK-së. Dukagjini ditë më parë, bazuar në burime të afërta me zhvillimet, ka raportuar se njëra nga arsyet që çoi në anulim të konkursit ishte se djali i anëtarit të Këshillit, Jetish Maloku nuk kaloi të gjitha fazat për tu bërë prokuror. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 22:01 Emra të rinj, Kajtazi dhe Ymeri flasin për kandidatët e ardhshëm për president 01/11/2026 21:54 KPK: Konkursi i ri për prokurorë do të trajtohet nga përbërja e re e Këshillit 01/11/2026 21:53 Seanca e Kuvendit Komunal në Mitrovicë ende s’ka filluar, Peci në pritje

Lini një Përgjigje