Kosova e nis sonte misionin për kualifikim në Botëror, përballet me Zvicrën në Basel Kombëtarja e Kosovës do ta nis sonte misionin për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Kosova është në grupin B të kualifikimeve së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Ndonëse sipas renditjes së FIFA-s, Kosova është e renditur më së largu, në pozitën e 95-të, gjasat që “Dardanët” të marrin rezultate pozitive ndaj këtyre kundërshtarëve janë reale.
Në nëntë ndeshjet e fundit, Kosova ka tetë fitore dhe një humbje, edhe ajo me rezultat zyrtar nga Rumania.
Gjatë kësaj përiudhe, Kosova arriti promovimin në Ligën B, pasi mposhti Islandën në play-off Sonte në stadiumin e Baselit pritet të ketë një numër të madh të tifozëve shqiptarë që do të jenë në përkrahje të Kosovës.
Edhe përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin tha se tifozeria sonte do të ndahet përgjysmë, teksa u shpreh se më nuk do të ketë duel vëllazëror me ta dhe lavdëroi Kosovën për formën në të cilën po kalon.
Ndërkohë, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u shpreh optimist në konferencën për media dhe tha se Kosova nuk do të shkojë për t’u mbrojtur kë këtë ndeshje.
Tri ditë më vonë, Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presë Suedinë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kosova e nis sonte misionin për kualifikim në Botëror, përballet me Zvicrën në Basel Foda përzgjedh 23 lojtarët për ndeshjen ndaj Zvicrës, zbulohen dy futbollistët që mbeten në tribuna Messi me mesazh prekës për tifozët e Argjentinës Messi shkëlqen me dy gola, Argjentina fiton ndaj Venezuelës