Kontrolle të befasishme në burgjet e Korçës dhe Pojskës, sekuestrohen sende të ndaluara

Kontrolle të befasishme në burgjet e Korçës dhe Pojskës, sekuestrohen sende të ndaluara

Pikat kryesore

  • Në kuadër të masave për forcimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë një seri kontrollesh intensive dhe të befasishme në IEVP Korçë dhe IEVP Pojske.
  • DPB njofton se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, u zhvillua një aksion që u drejtua nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta.
  • Në këtë aksion u angazhuan Forcat Operacionale dhe ato Speciale, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë nga disa institucione penitenciare të vendit.

Në kuadër të masave për forcimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë një seri kontrollesh intensive dhe të befasishme në IEVP Korçë dhe IEVP Pojske. DPB njofton se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, u zhvillua një aksion që u drejtua nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta. Në këtë aksion u angazhuan Forcat Operacionale dhe ato Speciale, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë nga disa institucione penitenciare të vendit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e brendshme dhe të jashtme të dy institucioneve, u evidentuan dhe u nxorën jashtë përdorimit një sërë sendesh të tepërta dhe të palejuara, të cilat cenojnë standardet e sigurisë dhe disiplinës në burgje. Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në mënyrë të befasishme, të koordinuar dhe në përputhje me standarde të larta profesionale, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futjen apo mbajtjen e sendeve të ndaluara. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se mbetet e vendosur në zbatimin e një politike të qartë me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të rregullave. Në këtë kuadër, kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha institucionet penitenciare të vendit. Autoritetet bëjnë me dije se çdo rast i konstatuar do të trajtohet menjëherë, duke u shoqëruar me masa administrative dhe ndjekje penale për personat përgjegjës.

Lini një Përgjigje