Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

Pikat kryesore

  • Gjatë kontrollit fizik të paraburgosurit Gjergj Zefi është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”.
  • Personi është veçuar menjëherë, ndërsa për rastin është hartuar raport incidenti dhe dokumentacioni përkatës procedural.
  • Po ashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe dy telefona të tjerë celularë të tipit “iPhone”, të cilët janë sekuestruar nga autoritetet.

Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër është zhvilluar një kontroll i gjerë nga Grupi i Sigurisë. Kontrollet janë ushtruar nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit. Gjatë kontrollit fizik të paraburgosurit Gjergj Zefi është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”. Personi është veçuar menjëherë, ndërsa për rastin është hartuar raport incidenti dhe dokumentacioni përkatës procedural. Po ashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe dy telefona të tjerë celularë të tipit “iPhone”, të cilët janë sekuestruar nga autoritetet.

Lini një Përgjigje