Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi…

Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi…

Pikat kryesore

  • Thirrja për shprehje interesi është publikuar edhe në faqen e prokurimeve publike të Bashkimit Evropian.
  • Në fazën fillestare parashikohet realizimi i rreth 1.1 mln kilometrave tren në vit, me 44 shërbime ditore në linjën Tiranë–Durrës dhe 74 shërbime në linjën Tiranë–Aeroport.
  • Me zgjerimin e rrjetit drejt Hanit të Hotit dhe Pogradecit, volumi i operimit mund të arrijë në rreth 4 milion kilometra tren në vit deri në vitin 2036.

Nis zyrtarisht kërkimi i operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, duke hedhur një tjetër hap drejt rikthimit të trenit për udhëtarët pas dekadash mungese. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një thirrje për shprehje interesi drejtuar kompanive dhe konsorciumeve ndërkombëtare me eksperiencë në operimin e transportit hekurudhor, në kuadër të përgatitjes së kontratës së parë të shërbimit publik hekurudhor të pasagjerëve në vend. Thirrja për shprehje interesi është publikuar edhe në faqen e prokurimeve publike të Bashkimit Evropian. Sipas dokumenteve të publikuara, paketa fillestare e shërbimit do të mbulojë korridorin Durrës–Tiranë–Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ndërsa në të ardhmen kontrata mund të zgjerohet edhe drejt Hanit të Hotit dhe Pogradecit, në varësi të përfundimit të investimeve infrastrukturore në këto segmente. Në fazën fillestare parashikohet realizimi i rreth 1.1 mln kilometrave tren në vit, me 44 shërbime ditore në linjën Tiranë–Durrës dhe 74 shërbime në linjën Tiranë–Aeroport. Me zgjerimin e rrjetit drejt Hanit të Hotit dhe Pogradecit, volumi i operimit mund të arrijë në rreth 4 milion kilometra tren në vit deri në vitin 2036. Kompanitë e interesuara kanë afat deri më 26 korrik 2026 për të paraqitur shprehjen e interesit, ndërsa tenderi për përzgjedhjen e operatorit pritet të hapet në tremujorin e katërt të këtij viti. Nisja e shërbimit të parë të transportit hekurudhor të pasagjerëve parashikohet në fund të vitit 2027.

Lini një Përgjigje