Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

Pikat kryesore

  • Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku kritikon Berishën për sulmin me molotovë drejt godinës së kryeministrisë gjatë protestës kombëtare të një dite më parë.
  • Kokalari shkruan se pamjet janë të turpshme dhe nuk e quan aspak patriot liderin e PD për këtë gjest.
  • Nëse do realisht të “rrëzosh” qeverinë Rama, shko digji shtëpinë e Ramës apo pronat e tij personale, jo të ushqesh dhunë te populli, ndërkohë që i vjedh natë e ditë dhe pastaj i kthen në huligan.

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku kritikon Berishën për sulmin me molotovë drejt godinës së kryeministrisë gjatë protestës kombëtare të një dite më parë. Kokalari shkruan se pamjet janë të turpshme dhe nuk e quan aspak patriot liderin e PD për këtë gjest. Kjo pamje është e turpshme. Të paktën hiqe flamurin nga duart, sepse patriot nuk je. Nëse do realisht të “rrëzosh” qeverinë Rama, shko digji shtëpinë e Ramës apo pronat e tij personale, jo të ushqesh dhunë te populli, ndërkohë që i vjedh natë e ditë dhe pastaj i kthen në huligan. Kjo është përtej alarmantes! Sidomos kur nuk ngrite zërin ndërkohë që Sazani, Zvërneci, dhe së shpejti Karaburuni, po i vidhen këtij kombi. Je i përbuzshëm dhe tejet turpërues. Dhe kjo dhunë është dhunë katundarësh, sepse civilizim nuk sheh askund në këtë foto”, shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje