Ndryshimet e votuara përfshijnë tre nene kyçe që prekin raportin mes shtetit, drejtësisë penale dhe medias: goditjet për shkak të detyrës, kanosjen për shkak të detyrës dhe përgjegjësinë penale për shpifjen.
Ligji e përcakton qartë se mbrojtja vlen për gazetarët e punësuar apo të vetëpunësuar, të regjistruar dhe të njohur si të tillë sipas legjislacionit në fuqi, pavarësisht shtetësisë apo vendit ku ushtrojnë aktivitetin.
Kusht është që cilësia e gazetarit të jetë e dukshme ose e njohur në momentin e kryerjes së veprës penale.