Kod i ri etike për mësuesit: Kujdes në rrjete sociale, paraqitje dhe sjellje në publik Ministria e Arsimit ka prezantuar Kod të ri etike për mësuesit e sistemit parauniversitar, i cili përcakton rregulla të qarta sjelljeje brenda dhe jashtë shkollës.
Dokumenti kërkon nga stafi arsimor që të ruajë integritetin, përgjegjshmërinë dhe etikën profesionale, përfshirë edhe në përdorimin e rrjeteve sociale.
Sipas Kodit, mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm me postimet publike, duke shmangur përmbajtje që cenon figurën e tyre si model edukues.
Ata pritet të nxisin sjellje të përgjegjshme edhe tek nxënësit, sidomos për përdorimin e sigurt të platformave online.
Dokumenti vendos rregulla edhe për veshjen në punë: mësuesit duhet të paraqiten me veshje të rregullta e profesionale, duke shmangur aksesorë të mëdhenj ose bizhuteri që bien në sy e shpërqendrojnë nxënësit.
Në nenin 5, theksohet se mësuesi duhet të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e nxënësve, të shërbejë si model i komunikimit paqësor dhe të mbështesë kolegët më të rinj në profesion.
Edi Rama paralajmëron qeveri të re: Do ketë emra surprizë Kod i ri etike për mësuesit: Kujdes në rrjete sociale, paraqitje dhe sjellje në publik Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e PD dhe certifikoi zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Komision hetimor për farsën elektorale Kapet në Kolumbi “Kimisti”/ Pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainën në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës Begaj për Shën Terezën: Krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike