Pikat kryesore
- Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit.
- Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
- Finalizohet operacioni policor i koduar “The player”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka sekuestruar 2 pajisje elektronike(makineta), të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore. Finalizohet operacioni policor i koduar “The player”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen 2 paisje elektronike(makineta), të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e siguruara, për një shtetas i cili ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The player”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Halit Bega”, në ambientet e lokalit në pronësi të 27-vjeçarit, janë gjetur 2 pajisje elektronike(makineta), që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.