‘Kevin’ i “Home alone” rrëfen arsyen pse e braktisi Hollywood-in në kulmin e famës

‘Kevin’ i “Home alone” rrëfen arsyen pse e braktisi Hollywood-in në kulmin e famës

Pikat kryesore

  • Ai e nisi karrierën vetëm 4 vjeç, duke u shfaqur në seriale televizive si “The Equalizer” dhe filma si “Rocket Gibraltar” dhe “Uncle Buck”.
  • Kulmi i famës erdhi me rolin e Kevin McCallister në “Home Alone” dhe “Home Alone 2”, filma që e kthyen Culkin në një nga fëmijët-aktorë më të famshëm dhe më të paguar të kohës.
  • Megjithatë, pas filmit “Richie Rich” në vitin 1994, ai u tërhoq papritur nga industria, një vendim që habiti publikun dhe median.

‘Kevin’ i “Home alone” rrëfen arsyen pse e braktisi Hollywood-in në kulmin e famës Macaulay Culkin, aktori i njohur për rolin e Kevin në “Home alone”, ka rrëfyer së fundmi arsyet që e shtynë të largohej nga aktrimi që në moshë shumë të re, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që përjetoi në Hollywood. Ai e nisi karrierën vetëm 4 vjeç, duke u shfaqur në seriale televizive si “The Equalizer” dhe filma si “Rocket Gibraltar” dhe “Uncle Buck”. Kulmi i famës erdhi me rolin e Kevin McCallister në “Home Alone” dhe “Home Alone 2”, filma që e kthyen Culkin në një nga fëmijët-aktorë më të famshëm dhe më të paguar të kohës. Megjithatë, pas filmit “Richie Rich” në vitin 1994, ai u tërhoq papritur nga industria, një vendim që habiti publikun dhe median. Edhe pse gjatë viteve ka bërë disa rikthime sporadike, Culkin thotë se është “teknikisht i tërhequr” nga aktrimi. Megjithatë, pas filmit “Richie Rich” në vitin 1994, ai u tërhoq papritur nga industria, një vendim që habiti publikun dhe median. Edhe pse gjatë viteve ka bërë disa rikthime sporadike, Culkin thotë se është “teknikisht i tërhequr” nga aktrimi. “Tërhiqem dhe nëse gjej diçka që më pëlqen, kthehem, e bëj dhe më pas tërhiqem sërish. Çdo rol është i fundit”,- shpjegon ai. Sipas Culkin, arsyeja kryesore e largimit nga Hollywood-i ishte presioni i madh nga babai i tij, si edhe dëshira për të jetuar një adoleshencë normale, larg kamerave dhe famës. “Shkova në shkollë të mesme, u dashurova, u deha për herë të parë, gjëra të zakonshme”,- rrëfen aktori. Sot, Culkin pranon role vetëm kur ato e tërheqin vërtet, siç ndodhi me angazhimin e tij në serialin “Fallout”. Për të, motivimi kryesor nuk është më fama apo presioni i industrisë, por kënaqësia personale. “Arsyeja që e bëj tani është thjesht sepse më pëlqen. loading…

Lini një Përgjigje