Këshilltarët e VLEN-it marrin mandatin, Qamili: Mirënjohës ndaj qytetarëve që e vlerësuan…

Këshilltarët e VLEN-it marrin mandatin, Qamili: Mirënjohës ndaj qytetarëve që e vlerësuan…

Pikat kryesore

  • Ai theksoi se këshilltarët e VLEN-it, në bashkëpunim me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami, do të jenë në shërbim të qytetarëve, duke mbajtur përgjegjësi për fjalën e dhënë dhe premtimet e bëra gjatë fushatës.
  • Presim opozitë konstruktive brenda këshillit komunal dhe bashkëpunim në të mirën e interesit publik dhe të qytetarëve”, tha Qamili.
  • Me këtë akt, përbërja e re e Këshillit Komunal të Tetovës fillon zyrtarisht punën, ndërsa pritshmëritë janë për bashkëpunim dhe transparencë në vendimmarrje në të mirë të komunitetit.

string(102) “keshilltaret-e-vlen-it-marrin-mandatin-qamili-mirenjohes-ndaj-qytetareve-qe-e-vleresuan-programin-tone” Këshilltarët e VLEN-it marrin mandatin, Qamili: Mirënjohës ndaj qytetarëve që e vlerësuan programin tonë Sot, bartësi i listës së këshilltarëve nga koalicioni VLEN, Albi Qamili, së bashku me këshilltarët tjerë të zgjedhur nga ky koalicion, morën zyrtarisht mandatin për të përfaqësuar qytetarët në Këshillin Komunal të Tetovës. Ai theksoi se këshilltarët e VLEN-it, në bashkëpunim me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami, do të jenë në shërbim të qytetarëve, duke mbajtur përgjegjësi për fjalën e dhënë dhe premtimet e bëra gjatë fushatës. “Uroj të gjithë këshilltarët e rinj edhe nga listat tjera. Presim opozitë konstruktive brenda këshillit komunal dhe bashkëpunim në të mirën e interesit publik dhe të qytetarëve”, tha Qamili. Me këtë akt, përbërja e re e Këshillit Komunal të Tetovës fillon zyrtarisht punën, ndërsa pritshmëritë janë për bashkëpunim dhe transparencë në vendimmarrje në të mirë të komunitetit.

Lini një Përgjigje